Berisha: Opozita bllokoi statusin dy herë

06/03/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha u tregua i kënaqur që Plani i Veprimit për
integrimin europian të vendit, po ripunohet me kontributin e opozitës në
Komisionin Parlamentar të Integrimit.

Por, në një kohe kur 21 shkurti, afati për të çuar ne Bruksel nje projekt te përbashkët ka kaluar, sepse ende nuk ka komente me shkrim nga Komisioni, kryeministri kembengul se opozita duhet te vazhdoje te jape prova konkrete dhe serioze te bashkepunimit me qeverine ne procesin e integrimit.

Duke iu referuar percaktimit te Komisionit Europian se ky proces duhet te jete gjithperfshires, ne menyre qe vendi te mund te marre kete vit statusin e vendit kandidat, kryeministri nuk ka pa kujtuar dhe pa bere pergjgjes kreun e opozites edi rama qe siaps tij vonoi me dy vjet progresin e Shqiperise.

“Mosvotimi i ketyre reformave, siç eshte bere e qarte si kristali, la Shqiperine 2 vjet pa status. Dua te garantoj qytetaret e ketij vendi se ne mbetemi shume te vendosur, te bejme gjithçka çfarë eshte ne doren e qeverise per kete proces, te bejme gjithcka, brenda atyre parimeve themelore, per nje bashkepunim te shëndetshem me opoziten”, tha Berisha.

Sjelljen e kreut te opzoites, kryeministri Berisha e ironizoi edhe gjate mbledhjes se qeverise, kur premtoi se shume shpejt do te behet e mundur ulja e tarifave te navigimit ne internet pa nderhyre ne treg. Dhe meqe zoti Rama ka nje aktivitet te dendur ne rrjetin social Twitter, ku ben mesazhe kryesisht kritike ndaj kryeministrit, zoti Berisha beri nje krahasim mes tij dhe zotit Rama per menyren e komunikimit me publikun.

“E kuptoni ju vetë. Të bësh ciu-ciu me zë korbi, çdo ditë në ciu-ciu nuk shkon se që në momentin kur të imagjinoj që futet në një strehëz të padukshme kjo do të thotë se ka probleme serioze. Çdo njeri në këtë vend është i lirë të zgjedhë mënyrën e tij të komunikimit. Unë do të vazhdoj të komunikoj direkt me qytetarët e mi”, tha Berisha.

Gjate mbledhjes se qeverise u mor vendimi per demshperblimin e familjeve te personave, qe jane ekzekutuar apo kane vdekur gjate procesit te hetuesise ne regjimin komunist. Kryeministri Berisha kerkoi qe ne kete pike te shtohet per demshpërblim edhe ajo kategori, qe regjimi i perndoqi duke i mbyllur ne spitale psikiatrike vetem per bindjet e tyre politike.

Çamët bëhen pjesë e qeverisë

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet bëhet zyrtarisht pjesë e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Berisha.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri ka miratuar emërimin në dy poste zëvendësministrash të dy emrave të propozuar nga çamet.

Abaz Hado do te jëtë zvsministri i ri i Kulturës dhe Turizmit, ndërsa Ardian Tano zvs/minister i Arsimit.

Top Channel