Cannon, ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar

05/03/2012 00:00

Nicholas Cannon do të jetë ambasadori i ardhshëm që do të përfaqësojë
Mbretërinë e Bashkuar në Shqipëri. Emërimi i tij është anoncuar nga
Ministria e Jashtëme britanike Foreign Office duke zëvëndësuar
ambasadoren Fiona Mkllwham, mandati i cilës mbaron në mes të muajit
Mars.

Zoti Cannon është një diplomat karriere, i cili ka i është bashkuar shërbimit diplomatik në vitin 1998. Detyrat diplomatike që ai ka patur janë sekretar politik në ambasadën britanike në Paris, sekretar i parë ambasade në Islamabad, zëvëndësdrejtor në departamentin për Afrikës Jugore në Foreign Office. Ndërsa posti i fundit që zoti Cannon ka mbajtur është ai i komisionerit të latë në Ruandë.

Në faqen online të Foreign Office marrjen e postit të ambasadorit në Shqipëri Nicholas Cannon e ka komentuar si një nder që atij i bëhet pasi marrja e detyrës përkon me 100-vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë. “Unë pres që të punoj në çuarjen akoma mëpërpara të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar zoti Cannon.

Top Channel