Berisha: Rama të heqë dorë nga bllokimi

05/03/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha përsëriti thirrjen e tij ndaj kreut të
opozitës të heqë dorë nga ajo, që ai e quajti platformë për bllokimin e
vendit, duke e penguar apo ulur shanset e Shqipërisë për të marrë
statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverise, i cili u tregua i gatshem edhe per ndryshimin e Kushtetutes per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte dhe gjyqtareve, e beri kete apel, sepse ishte i bindur se, sipas tij, socialistet do te vijojne me taktikat e tyre bllokuese edhe pse ne momentin e fundit, ata e votuan Kodin Penal ne parlament.

Nje analize te situates politike ne vend, prej nga varet ne nje mase te madhe edhe statusi i vendit kandidat, kreministri tha se e kishte biseduar me udheheqes te larte europiane ne Bruksel, gjatë samitit të Partisë Popullore Europiane.

“Që kjo është një politike, e cila synon kryekëput bllokimin dhe dështimin, sepse zoti Rama sheh si rrugë të vetme ardhjen në pushtet, dështimet dhe bllokimet, të cilat i keqkalkulon, të cilat i bazon në një arsyetim të hedhur poshtë në zgjedhjet e 2011 nga qytetarët. Vazhdon të besojë se një zinxhir dështimesh, të cfarëdolloji do të mund të penalizonin qeverinë dhe jo opozitën edhe kur ajo është shkak direkt i tyre. Megjithate, une shfrytezoj rastin t’i bej thirrje opozites të heqë dorë nga koncepti se bllokimi i intereson opozitës. Absolutisht vetëm e dëmton thellë dhe e largon progresivisht nga çdo shans. Bashkimi Europian e ka bere te qarte një mijë herë se procesi është gjithëpërfshires”, tha Berosha.  

Edi Rama, përmes një reagimi në Twitter tha se opozita e ka bere pjesën e saj, përsa i takon integrimit duke votuar ligjet me 3/5 dhe duke marre edhe përgëzimet e ndërkombetareve. Sipas Ramës, dështimi në marrjen e statusit është dështim i qeverisë dhe politikave të saj.

Berisha: Bashkia, organizim perfekt

Duke folur ne mbledhjen e se henes se grupit kuvendor te PD-se, kryeministri Sali Berisha deklaroi nder te tjera se Bashkia e Lezhës organizoi në
mënyrë perfekte ceremoninë e javës së shkuar, ku u përkujtua 568-vjetori
i Besëlidhjes. 

“Eshtë krijuar një tymnajë për mënyrën e organizimit të ceremonisë në Lezhë. Aty pati pjesëmarrje nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Të gjitha ata që thanë se s’morën ftesë vetëm sa shkaktojnë zhurmë”, tha Berisha.

Nje dite me pare, Protokolli i Shtetit deklaroi se aktiviteti i mbajtur në 2 mars, me rastin e 568 vjetorit të Besëlidhjes, ka qenë ideuar, organizuar dhe menaxhuar nga Bashkia e qytetit Lezhë.


“Lista e pjesëmarrësve, ftesat dhe lista e folësve janë bërë dhe menaxhuar nga organizatorët dhe nuk ka patur të bëjë aspak me Protokollin e Shtetit”, thuhet në një deklaratë për shtyp në lidhje me incidentin, ku Presidentit të Republikës Bamir Topi iu hoq e drejta e fjalës përshëndetëse. Protokolli i Shtetit thotë se vepron mbi bazën e Ceremonialit të Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të tij mbikqyr mbarëvajtjen nga ana protokollare të aktiviteteve ku marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të shteteve të tjera dhe të trupit diplomatik.

“Në këtë kuadër, Protokolli i Shtetit ishte i pranishëm në aktivitetin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Po ashtu, Protokolli i Shtetit ka qenë në kontakt me institucionet e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik në Tiranë, lidhur me vendosjen protokollare të personaliteteve sipas hierarkisë shtetërore të përcaktuar në ceremonialin zyrtar”, thuhet në njoftim, ku nënvizohet se roli dhe angazhimi i Protokollit të Shtetit ka qenë në përputhje të plotë me Ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë.
 

Top Channel