Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka bërë thirrje nga Elbasani, të gjithë të rinjve për t’u bashkuar me PS-në, jo për të luftuar për një grup njerëzish, por për një program, i cili do të vendosë frymën e së drejtës.

Rama gjatë një takimi për të shpërndarë kartat e anëtarësisë së PS-së 600 të rinjve nga ky qytet, u shpreh se vendi vazhdon të jetë i zhytur në një gjendje të mjerueshme ekonomike.

“Prindërit tuaj janë në një betejë me papunësinë, me varfërinë, me çmimet e larta, me korrupsionin marramëndës që i pengojnë ata të bëjnë për familjen dhe për ju, atë që ju do të dëshironit, Jo sepse ata janë të paaftë, por politika nuk i lejon të bëjnë për ju atë ju takon. Prandaj ju duhet të luftoni edhe për ata që politika të ndyshojë dhe asnjë prind të mos ndihet kokëulur para fëmijës për t’i plotësuar fëmijës ato që i duhen”, deklaroi  Rama nga Elbasani.   

Kreu i selisë rozë, u shpreh gjithashtu se të merresh me politikë do të thotë të jesh më shume se një njeri i mirë, do të thotë të jesh qytetar i mirë.

Top Channel