Mbi 9000 aborte në vit

04/03/2012 00:00

Shqiptarët mbeten ende shumë larg përdorimit të metodave kontraceptive për tu mbrojtur nga shtatzanitë e paplanifikuara.

Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik regjistrohen mbi 9000 ndërpreje të shtatzanive në një vit.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik shpjegojnë se çiftet  kanë ende një lidhje të fortë me metodat tradicionale kontraceptive, të cilat janë më pak efektive se metodat moderne.

Ndër shkaqet e shumta që çojnë vajzat dhe gratë drejt abortit janë varfëria në zonat rurale përkundrejt karrierës në zonat urbane.

Top Channel