Lulishte pas Pallatit të Kulturës

03/03/2012 00:00

Hapësira pas Pallatit të Kulturës do të kthehet në një lulishte për qytetarët e Tiranës.

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha tha se ne Planin Urbanistik të Tiranes do te respektohen te gjitha te drejtat e pronareve, por nderkaq qytetareve duhet tu rikthehen siperfaqet e gjelberta.

“Asgjë nuk do të paragjykojë të drejtat e pronarëve, në asnjë cep të qytetit, duke përfshirë edhe Planin Urbanistik, i cili në themel të tij do të ketë respektimin e të drejtave të pronarëve. Por ne nuk mund t’i mbajmë duart lidhur dhe të shohim se si pjesë të tëra të hapësirave publike degjenerojnë nga dita në ditë. Ju e mbani mend që kjo ka qenë një zonë e ndaluar për një kohë të gjate. Këtu ka qenë një gropë famëkeqe dhe gjendja nuk ka qene e mire edhe pas mbylljes dhe rehabilitimit të pjesshëm”, tha Basha.

Ne kete hapesire do te mbillen 150 peme do te vendosen 66 stola, do të ketë ndricim dhe 2 cezma. Pjesa rrethuese e objektit të Kultit të Bektashinjve do të bëhet me kangjella, sikundër do të sistemohet edhe parkimi aktual që ndohet në këtë sipërfaqe.

Bashkia e Tiranes do te nderhyje edhe ne zonen e Medreses, prane “Ali Demit” dhe “Don Boskos” , ku ka hapesira te gjelberta.

Top Channel