Ndotje nga hekurishtet, banorët në protestë

02/03/2012 00:00

Dhjetëra banorë që jetojnë në periferi të kryeqytetit protestuan sot
kunder ndotjes që shkakton një kantier grumbullimi dhe përpunimi
mbeturinash hekuri për skrap.

Kantieri eshte ne mes te shtepive dhe banoret thone se kane probleme nga ndotja e ajrit dhe zhurmat

Gjon Prendi, një banor i zonës, tregon se femijet e vellait te tij qe jane te vegjel, por edhe shume banore te tjere ankohen per dhimbje te medha koke, stomaku dhe probleme te tjera.

“Fëmijët e vegjël, ata janë më të ndjeshëm dhe kanë patur më tepër probleme si dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe probleme nga më të ndryshme. Të jetosh këtu është katastrofë”, thotë Prendi.

Fabrike, ndodhet pak metra larg dhjetra shtepive, banoret e te cilave kerkojne zbatimin e ligjit nga Ministria e Mjedisit.

“Në bazë të urdhërit të qeverisë që duhet të respektohet distanca prej 5 kilometrash, realisht ne shohim që punimet kryhen direkt pas mureve të shtëpisë”, thotë një tjetër banor.

Ne kete fabrike, mendohet se ka nisur edhe demontimi i shume tankeve te ushtrise sipas banoreve te cilet deklarojne se nuk do t’i ndalin protestat.

Banoret tregojne se  jo vetem ajri, por edhe toka eshte e kontaminuar pasi shume peme dhe produkte bujqesore kalben dhe nuk rriten.

Top Channel