Aministia fiskale, 31 mars, afati fundit

02/03/2012 00:00

Një muaj para përfundimit, Ministria e Financave publikoi shifrat e amnistisë fiskale, deri në dy javët e para të shkurtit.

Sipas zv/ministrit Alfred Rrushaj janë legalizuar 31 mln dollarë dhe 1.4 miliard dollarë asete.

“10 ditëshin e parë të shkurtit flasim që janë legalizuar rreth 3.1 mld lekë nga individët, është paguar për këto tatimi, 94 mln lekë. Është bërë rivlerësim pasurie së paluajtëshme dhe janë paguar për këto rivlerësime së pasurisë së paluajtëshme rreth 1.4 mld lekë, ndërkohë që individët kanë përfituar nga ky process 12.7 mld lekë, apo 130 mln dollarë. Sic shikoni është një shumë e madhe e përfituar direkt nga individët por nga ana tjetër janë rreth 1.5 mld dollarë kapitale të futura në treg që u kanë dhënë një shtysë pozitive pasurisë së paluajtëshme”, thotë zv/ministri Rushaj.

Aministia fiskale përfundon më 31 mars. Sipas MF më shumë kanë aplikuar individët se sa bizneset, ndërkohë që bëri me dije se nuk do të ketë shtyrje tjetër të afatit. Zv/ministri Rushaj ftoi bizneset dhe individët të përfitojnë nga kjo aministi para se ajo të përfundojë.  

Top Channel