Kushdo që disponon vetëm pasaportën e vjetër ndërkombëtare, nga sot nuk mund të udhëtojë jashtë Shqipërisë.

Te vetmit që do të lejohen të përdorin pasaportën e vjetër do të jenë shqiptarët, që ndodhen aktualisht jashtë vendit dhe do të lejohen vetëm të hyjnë me këtë dokument. Ndërsa për t’u rikthyer duhet të pajisen me pasaportën e re biometrike.

“Qytetarët mund të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, por nuk mund të dalin. Të gjitha pasaportat  janë bërë të pavlefshme. Ky urdhër i ka shkuar Policisë së Shtetit, më saktë është konceptuar dhe është ngarkuar policia për të gjithë këtë kontroll. Pika 9 dhe 10 ngarkon Policinë e Shtetit për ekzekutimin e këtij urdhëri në sensin e nxjerrjes së pavlefshme sistemin e pasaportave të vjetra, lejimin e qytetarëve për të hyrë dhe njoftimin e qytetarëve në momentin që hyjnë se nuk mund të dalin dot me pasaportat e vjetra”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

Sipas tij, 2 milione e 169 pasaporta biometrike jane terhequr nga qytetaret, nderkohe qe kane aplikuar 2 milione e 217 mije shtetas.

“15 mijë pasaporta në javë mund të prodhohen krejt normalisht në sistem, duke punuar 5 ditë në javë me orar normal. Ne kemi prodhuar dhe 30 mijë pasaporta në javë, për shkak se e kemi dyfishuar punën, por sot nuk jemi në këtë kushte. Sistemi ka katër zyra aplikimi, pranë zyrave konsullore në Athinë dhe Selanik, si dhe në Romë dhe Milano. Pra shtetasit shqiptarë mund të mos vijnë dhe t’i marrin pasaportat atje”, tha Poni.

Top Channel