Një ditë pasi anëtarët e forumit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kanë kërkuar ndalimin e nismës së Institutit të Monumenteve dhe Ministrisë së Kulturës për dhënien me qera të monumenteve të trashëgimisë kulturore ka reaguar zoti Apollon Bace.

Kreu i Institutit të Monumenteve, ka theksuar se projekti që ata kanë për Kalanë e Lezhës, është brenda të gjitha rregullave dhe ligjeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe mjaft i kontrollueshëm prej tyre.

Projekti për kalanë e Lezhës, ka thënë zoti Bace, është konsultuar nga specialistë dhe ai synon t’i japë jetë një zone shumë të rëndësishme kulturore.

Kreu i Inistitutit të Monumenteve tha se edhe më parë janë dhënë objekte të trashëgimisë kulturore me qera dhe projektet janë kryer nga persona që sot po i kundërshtojnë këto nisma.

Keto deklarata u bënë gjatë një konference për shtyp, ku qeveria turke dha 5 milion euro për rikonstruksionin e pesë xhamive në vendin tonë.

Top Channel