Heqja e qeseve plastike

29/02/2012 19:40

Pas bukës tashmë të gjitha produktet ushqimore si djathi, mishi, gjalpi, sallamrat dhe çdo gjë tjetër në kontatk të drejtpërdrejtë me amablazhin do të kërkohet të shiten me ambalazh letre.

Kjo për faktin e kontaminimit të produktit në kontakt me qeset plastike, pasi në vendin tonë asksuh nuk arrin të kontrollojë nëse ambalazhi plastik është i çertifikuar për tregtimin e produkteve ushqimore.

Zëvendësimi i ambalazhit plastik me atë të letrës ka nisur me bukën, por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç inspektimeve të tij, kërkon edhe ndërgjegjësimin e vetë qytetarëve.

“Gjatë inspektimeve vihet re një zëvendësim në masë i ambalazhit plastik me një letër organike të çertifikuar. Kjo vihet re në disa qytete të vendit, por në Tiranë, ku ka një numër më të madh qytetarësh dhe biznesesh, ndryshimi është më i vogël. Nga ana tjetër, duhet të ketë edhe ndërgjegjësim qytetar për këtë lloj ambalazhi, që duhet të përdoret jo vetëm për bukën por edhe për tërë produktet ushqimore”, ka deklaruar Manjola Vraja, inspektore në sektorin e ushqimit pranë AKU-t.

Sipas Vrajës, nëse gjatë inspektimeve të AKU-t furrave të bukës u gjenden ambalazhe plastike, atëherë ato do të asgjesohen dhe në rast se përsëritet do të ndëshkohen me gjoba.

Përveç amabalazhit që duhet detyrimisht të jetë i çertifikuar për kontakt me produketet ushqimore, specialistë të AKU-t theskojnë edhe domosdoshmërinë e etiketës në gjuhën shqipe, ku të jenë të mirëpërcaktuar përbërësit, vendi i prodhimit, data e skadencës e të tjera.

Qeset plastike që përdoren sot për ambalazhe prodhohen  nga fabrikat që për lëndë të parë përdorin mbeturinat plastike që i riciklojnë.

Top Channel