Në Lezhë kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka shpërndarë 326 karta antarësie për të rinjtë e këtij qyteti.

Duke i ftuar ata të bëhen pjesë aktive e jetës politike, lideri i opozitës tha se programi i ri “Për një Rilindje Shqiptare”, do të jetë pjesë e të gjithë shqiptarëve, duke u bërë një pasqyre që do t’i japë zgjidhje sic tha ai të gjitha kategorive, problemeve e halleve të tyre, sic janë dhe të përndjekurit e pronarët.

“Edhe cështja e të përndjekurve edhe ajo e pronës janë të trajtuara në program si dy cështje që PS nuk i konsideron pronë të së djahttës, por cështje të kësaj shoqërie. Ne do të bëjmë gjithcka për t’i zgjidhur, jo se nga kjo varet se sa vota do marrim nga pronarët apo të përndjekurit, por se nga kjo varet edhe cilësia e shtetit të së drejtës dhe drejtësisë shoqërore”, tha Rama.

Kryesocialisti u kërkoi të rinjve dhe të gjithë pjesëmarrësve të japin kontribut në radhët e selisë rozë si dhe të ftojnë të gjithë ata shqiptarë që duan një të ardhme të sigurtë për veten dhe familjet e tyre.

“Ajo që shkrujanë gjithë librat dhe që tregojnë praktikat realisht demokratike, është e vërteta e madhe se janë të zgjedhurit në shërbim të zgjedhëse dhe jo anasjelltas. Në botën ku ne duam të integrohemi kjo gjë është reale, këtu është vetëm një ëndërr, por që është një ëndërr që mund të bëhet reale dhe ne mund ta bëjmë këtë së bashku”, tha Rama.   

Top Channel