Avokati i Prokurimeve, Altin Qoshja raportoi në komisionin parlamentar të ekonomisë se 64 për qind e tenderave dhe prokurimeve publike që ka kontrolluar kanë rezultuar me shkelje ose mangësi ligjore.

“Gjatë vitit 2012 janë depozituar 491 ankesa, nga të cilat në 320 raste janë konsideruar të mjaftueshme për nisjen e një hetimi”, deklaroi Qoshja.

Altin Qoshja listoi disa nga shkeljet më kryesore që institucionet bëjnë me tenderat dhe prokurimet publike.

“Mosrespektimi i afateve ligjore, zhvillimi me mangësi i procesit të vlerësimit të ofertave dhe mosndjekja e proçedurave ligjore për oferta jashtëzakonisht të ulëta”, saktësoi Qoshja.

Avokati tha se për 70 raste ka kërkuar anulimin e tenderit, në 110 raste të tjera ka rekomanduar rivlerësimin e ofertave dhe në 140 raste ndryshimin e kritereve kualifikuese.

Top Channel