Itali, gomonia me klandestinë

27/02/2012 00:00

Në mesnatë një helikopter i forcave italiane të rendit zbuloi një gomone të ngarkuar me emigrantë që po udhëtonte drejt brigjeve të Santa Maria de Leuca, në ekstremin jugor të vendit.

Pak minuta më pas mjeti lundrues ka lënë në breg 45 persona dhe është larguar me shpejtësi të madhe drejt detit të hapur. Por operacioni i rrufeshëm i forcave të rendit i pengoi skafistët të largoheshin duke ndërmarrë edhe manovra shumë të rrezikshme.

Duke mos mundur të evitonin ndjekjen në det, dy skafistët kanë braktisur gomonen oqeanike dhe janë larguar në brigjet e Torre Vado, rreth 30 km larg Gallipolit.

Me ndihmën e helikopterit është arritur të zbulohet dhe më pas të arrestohet njëri prej tyre. Është një shqiptar 25-vjeçar me banim në Itali.

45 emigrantët, afganë dhe irakianë, ndër ta dhe 4 fëmijë e 2 gra, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë strehuar në pritje të identifikimit.

Top Channel