Autoshkollat në grevë, pezullohen kurset

27/02/2012 23:12

Të paktën 300 kursantë për të marrë patentën nuk e kryen testimin e tyre me shkrim sot, sikurse ishte parashikuar.

Shkak është bërë greva pa afat që kanë nisur drejtuesit e autoshkollave në vend. Ata kanë protestuar edhe gjatë së hënës paradite në ambientet e Drejtorisë së Transportit Rrugor dega rajonale Tiranë.

“Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë se një udhëzim në bazë të normave dhe kritereve të Bashkimit Europian. Norma për lejën, për kriteret, autoshkollat, mjetet, klasat dhe mënyrën e marrjes së provimeve”, tha Sokol Gogu, Sekretar i Shoqatës së Autoshkollave.

Ndryshimi i testit për të marrë patentën dhe ulja e taksave janë kërkesat kryesore të drejtuesve të autoshkollave.

Top Channel