" />
">

Arrestohet pedofili shqiptar

26/02/2012 12:10

Për më shumë se 12 vjet fshihej në Greqi, një pedofil i rrezikshëm nga Shqipëria, i vendosur ne pranga pas nje operacioni mengjesin e se dieles.

Bëhet fjalë për një 49-vjeçar,identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, për të cilin ekzistonte prej vitesh edhe urdhër ndërkombëtar arresti.

Ai kërkohej nga organet italiane te rendit, por edhe nga policia shqiptare për një sërë veprash penale ndaj personave të mitur në periudhen kohore prej dates 2 deri ne 5 qershor të vitit 2000 në Itali.

I shumëkërkuari akuzohet për bashkëpunim në përdhunime dhe sulme seksuale të përsëritura kundër të miturve, si dhe për organizimin e takimeve seksuale të bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas organeve greke të rendit, ai është fshehur gjithë këtyre viteve në Greqi. Pedofili është arrestuar gjatë përpjekjes së tij për të hyrë në Shqiperi dhe për të takuar të afërmit.

Arrestimi është kryer në pikën kufitare greke të Kristalopigjisë.Pasi është çuar në prokurori, autoritetet greke po kryejnë procedurat e ekstradimit të tij në Itali.

Top Channel