Big Brother, komentet kanë nisur…

24/02/2012 20:15

Pjesa e tretë në Pasdite në Top Channel iu kushtua reality show-t që ka mbërthyer shqiptarët para ekranit prej gati një jave tashmë, Big Brother Albania 5.

Prezantuesja Albana Osmani dhe gazetari Eraldo Gexho

“Secili nga shikuesit mund të gjejë veten aty brenda. Është ende herët për të folur, por megjithatë komentet kanë nisur. Jam i bindur që vëmendja do të jetë maksimale. Java e kaluar ka qenë komplet Big Brother”, tha Gexho.

Albana Osmani, që do të prezantojë Big Brother Fun Club të dielave ku për 90 minuta do të analizohen e diskutohen konkurentët dhe loja e tyre. Të ftuar në studio psikologë dhe analistë. “Do të jetë nga ana mediatike e njëjta politikë si nën prezantimin e Eno Popit. Do të ketë një opinionist, gazetarë, psikologë. Preferoj që të shndërrohet në një reality show. Preferoj që në ato 90 min në Fun Club të vazhdojë e njëjta energji si në spektakël”, tha Albana.

Duke u ndaluar tek konkurentët Albana dhe Eraldo vlerësuan nisjen energjike të Big Brother 5 me personazhe interesantë, por ajo që e bën më interesante këtë është fakti që asnjë prej tyre nuk është konkurent “zyrtar”.

“Duket sikur ka dicka mes Gentës dhe Metit. Dicka ka nisur, të paktën nga ana e Gentës. Genta është përgatitur për të cuar para një mision dhe unë mendoj se Genta do të jetë një prej banorëve që do të vazhdojë rrugën në BBA këtë edicion”, vijoi Albana.

Gazetari Eraldo Gexho tha se Genta ka spikatur ngaqë ka qenë tmerrësisht e lirshme, e lirshme për të bërë tema dhe pjesë e bisedave tabu. “Genta solli ndryshimin dhe që në javën e parë ka qenë në vemendje të banorëve të tjerë”, tha ai.

“Ky reality show do të befasojë”, mbylli fjalën Albana Osmani.

Top Channel