Korçë, fshatrat e izoluara nga dëbora

23/02/2012 00:01

Një përfaqësi e Partisë Socialiste ka udhëtuar në fshatrat e izoluar nga bora në Qarkun e Korcës, por rruga ka qënë shumë e vështirë.

Të rinjtë e FRESSH-it, Kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi dhe sekretari i PS-së për rininë, Erjon Veliaj arritën me shumë vështirësi deri në fshatin Vithkuq.

Rruga për në fshatrat Panarit, Shtyllë dhe Lobonjë ishte tërësisht e bllokuar. Në këto zona transporti nuk funksionon prej 10 ditësh, ndërsa mungon edhe energjia elektrike.

Ndihmat për banorët e këtyre fshatrave u ndanë në Vithkuq dhe në pamundësi për të depërtuar me automjete, ato u transportuan me kafshë për  familjet më në nevojë.  

Top Channel