Gjykata hedh në kosh skandalin

23/02/2012 15:40

I publikuar me bujë si një ndër operacionet më të sukseshme, ku shtatë persona, mes të cilëve zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Integrimit u morën të pandehur për skandalin e tenderave të unformave të policisë së shtetit, katër vjet më vonë, nëpër labirintet e drejtesisë, kjo dosje përfundoi në një fluskë sapuni.

Te shtatë të akuzuarit, së bashku me pesë firma private u shpallën të pafajshëm nga shkalla e parë për shkak të një vendimi nga Gjykata e Lartë që i hapi rrugën pafajësise së tyre duke e lënë Prokurorinë pa prova.

Më heret, Gjykata e Larte. pa buje vendosi qe pergjimet ndaj te pandehurve ishin te paperdorshme dhe ishin kryer ne shkelje te procedurave ligjore, ne nje kohe qe pikerisht pergjimet ishin pika me e vetme ku prokuroret mbeshteteshin ne akuzen e ngritur per  korrupsion aktiv te personave qe ushtroje funksione publike te kryer ne BKP dhe korrupsion pasiv.

Po, për çfare fliste “super-dosja” per te cilen u shpresua se hetuesit kishin zbuluar nje nga menyrat e korrupsionit me tenderat e policise se shtetit, gardes, doganave, marines dhe te ushtrise ? Sipas kerkeses per gjykim te njesise “task-force” me 2009, eshte njoftuar nga APP procedura e prokurorimit te fondeve publike me objekt blerje uniforme me fond me shume se 175 milione leke.  

Pas kesaj shpalljeje, kater biznesmene kane bere marreveshje sipas prokurorise dhe kane percaktuar lotët ku do konkurronin dhe me pas sipas prokurorise ata kishin vendosur qe parate ti ndanin me ish drejtorin e drejtorise se pergjithshme te prokurorime ne Ministrine e Brendshme, Bujar Murati.

Akuza i mbështeti akuzat e saj mbi pergjimet telefonike te kryera ndaj shtatë te akuzuarve. Por, kur çeshtja shkoi ne gjykate, Gjykata e Larte zhvleresoi lejen e pergjimeve te dhena nga dy shkallet e gjyqesorit sepse sipas kolegjit penal te dyshuarve u ishin shkelur te drejtat kushtetuese duke qene se informacioni ishte referuar fillimisht nga Sherbimi Informativ Shteteror.

Si rrjedhojë, pa prova të tjera që rëndonin mbi të pandehurit, gjykata shpalli pa katër vite hetimi të pafajshëm shtatë zyrtarët dhe pesë kompanitë, e përfshira në skandalin më të madh të zbuluar ndonjëherë në Ministrinë e Brendshme.

Tabela e vendimeve

Të pafajshëm
Agur Sadiku
Artan Berberi
Bujar Murati
Festim Bashllari
Ilir Sulo
Jani Gjergjefi
Redi Popescu

Kompanitë e pafajshme
Euro shpk
Sadiku shpk
Bashallari shpk
Gjergjefi shpk
Berberi shpk

Top Channel