Cërrik, protestë për pronat

23/02/2012 16:20

Zvarritjet ne zyrat e administratës për çështjen e pronës kane detyruar 50-vjeçarin Sotir Panxhi të protestojë, duke hipur në një lartësi prej 100 metrash në antenat e radistacionit të Cërrikut.

Ai ka kercenuar aty se do te hidhej nderkohe qe policia ka rrethuar gjithe zonen. Ne mbeshtetje te tij kane dale edhe banore te zones qe kane protestuar per zvarrijet qe u behen për çeshtjet e pronave te tyre.

Panxhi pretendon se ka paguar një shumë prej 750 mijë lekësh të reja dhe punonjësit e administratës nuk i kanë prerë mandat arkëtimi duke kërkuar që të paguajë sërisht.

Pas kater oresh ai ka pranuar te zbrese nga shtylla dhe eshte shoqeruar nga policia, nderkohje qe u ka treguar gazetareve problemin e tij.

“Kam paguar të gjitha lekët. Nuk e japim më thanë certifikatën. Kam pesë vjet që merrem me këtë problem. Nuk mund të zgjidhet ky problem se aty, tek zyra e regjistrimit kanë hyrë të gjithë hajdutët dhe kanë bërë çerdhen e vet”, tha Sotir Panxhi.

Aktualisht, Panxhi ndodhet në Komisariatin e Policisë së Elbasanit dhe po i nënshtrohet pyetjeve nga grupi hetimor. Gjithashtu do të verifikohen edhe deklaratat e tij kundrejt administratës së zyrës së kadastrës.

Top Channel