Tiranë, zjarr në një magazinë bojrash

22/02/2012 00:00

Një magazinë bojërash e vendosur në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Kasharit është përfshirë nga flakët.

Zjarri shpërtheu në orët e pasdites së mërkurë dhe i ndihmuar nga lëndët shpërthyese që ndodheshin në magazinë, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe.

Në vendngjarje mbërritën katër makina të zjarrfikësve të Tiranës që u përpoqën të vënë flakët nën kontroll. Por për të shuar flakët është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve të Durrësit. Dy makina mbërritën nga ky qytetet për të ndihmuar në shuarjene zjarrit.

Për momentin nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat shpërthyen flakët, por ajo që është e sigurtë janë dëmet materiale të shkaktuara që shkojnë në disa milionë lekë.

Top Channel