Tahiri dhe Zela, kandidatë për PS-në e Tiranës

21/02/2012 22:40

Saimir Tahiri dhe Ilir Zela do të kandidojnë në 3 mars për pozicionin e kreut të Partisë Socialiste në qytetin e Tiranës  ky është vendimi i kryesisë së kësaj force politike gjatë një mbledhje që ka zgjatur më shumë se 3 orë e 30 minuta.

Kjo garë vjen pas dorëheqjes nga ky post muaj më parë i Besnik Barajt , teksa deri në këto momente pozicioni është mbajtur nga deputeti Tahiri si i komanduar i partisë.  

Ndërkohë brenda datës 15 mars do të mbyllet edhe procesi zgjedhor në të gjitha strukturat e PS ku ende është i pambyllur.

Në kryesinë e socialistëve është diskutuar edhe mbi vonesat në realizimin e Reformës Zgjedhore. Sipas tyre përgjegjës është mazhoranca me mungesën e vullnetit të saj politik, c’ka sipas selisë rozë rrezikon seriozisht vetë procesin e ardhshëm zgjedhor.
 

Top Channel