Të verbërit: Po na diskriminojnë

20/02/2012 00:00

Personat me aftësi të kufizuara i bëjnë apel kryeministrit Berisha që të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes tyre dhe Ministrisë së Punës përsa i përket kompensimit të enrgjisë elktrike, tarnsportiti e të tjera përfitime për shkak të statusit të tyre.

Sipas Sinan Tafaj, projektligji i paraqitur në komisionin parlamentar nuk ka të përfshirë sugjerimet e tyre.

“Ajo që neve na kërkohet është një kompromis i padrejtë. Sa për energjinë duhet të ketë një limit në masën e konsumit mesatar, të pranuar nga shoqëria që pranon të shërbejë kompania “CEZ”. Diferenca të jetë e subvencionuar, por qeveria të ketë të drejtë të vendosë kritere për përjashtimin apo marrjen e subvencioneve ekonomike”, deklaron Tafaj.

Sipas këtij projektligji, të gjithë persoant e verbër mund të përfitojnë kompensim të faturës së enrgjisë dhe asaj telefonike, por masat dhe kriteret e proçedurat e përfitimit të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave dhe jo nga ligji. Kjo pikë bie ndesh me personat me aftësi të kufizuara.

“Për sa kohë jemi në pritje të zbatimit të ligjit dhe dëgjimit në seancën parlamentare, nëse neve do na hiqet, reagimet tona do jenë të përbashkëta. Do dalim në protestë. Gjithçka që ndodh nuk ndodh prej fajit tonë por prej qeverive qendrore e vendore, që po na lënë në mes të rrugës”, thotë Myjbere Prizreni, nga Shoqata e paraplegjikëve.

Proejtkligji po diskutohet në komisionin parlamentar të çështjeve sociale dhe në mbledhjen e radhës pritet të dëgjohen dhe personat e prekur prej tij.

Top Channel