Ngrihet komisioni për xhaminë e re

19/02/2012 20:39

Ndërtimi i xhamisë së madhe në kryeqytet do të vendoset nga një komision i ngritur posacërisht për këtë projekt.

Në krye të tij është Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha  dhe kryetari i komunitetit musliman, përfaqësues nga Prefektura dhe Këshilli i Qarkut, shoqata Tirana e të tjerë.

Kreu i komunitetit Musliman, Selim Muca tha se më parë  duhet të mendojmë që xhamia e Tiranës të jetë xhami e Ballkanit, e ndërtuar me materiale ndërtimi bashkëkohore, me dy kate nëntokësore parking, me salla për faljen, por edhe për mbledhje dhe për grumbullimin e besimtarëve në raste festash.

Ndërsa kryetari  Basha tha se bashkia  ka vullnetin për t’i dhënë fund këtij problemit të besimtarëve muslimanë.

“Vullneti për ta përfunduar këtë vepër që i mungon qytetit të Tiranës, është i plotë. Synimi i ngritjes së komisionit është vendimarrja e gjithë aktorëve të përfshirë në këtë projekt”  tha Kryetari i Bashkisë, Lulëzim Basha.

Në mbledhjen e parë të këtij komsioni u vendos  ngritja e një grupi pune i cili do të përgatisë propozimet për  vendimarrje, të cilat përfshijnë propozimin për vendin ku do të ngrihet xhamia, nëse do të bëhet një projekt i ri apo do të zhvillohet një tjetër konkurs.

Kryetari i Bashkisë kërkoi që brenda muajit mars të përmbyllet faza e konsultimeve dhe e diskutimeve.

Top Channel