Bulqizë, qarkullimi bëhet me zinxhirë

18/02/2012 00:00

Situata nga reshjet e borës në qytetin e Bulqizës duket më e normalizuar
këtë fundjavë. Probleme ka patur ne komunat e thella Ostren, Trebisht e
Martanesh, të cilat vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Të izoluara nga bora jane dhe një pjesë e fshatrave të komunes Zerqan.
Akset nacionale jane te kalueshme normalisht, përveç aksit
Bulqizë-Peshkopi, i cili mund te kalohet vetem me zinxhire. Te bllokuara
tashme prej disa ditesh jane akset ura e Cerenecit-Ostren dhe ura e
Cerencit-Sterbleve. Problematike mbetet situata ne komunat Trebisht dhe
Ternove, ku prej 10 ditesh mungon energjia elektrike.

Nje dite me pare ne komunën e Fushë-Bulqizës kanë qene edhe ambasadori
hollandez dhe ai slloven, te cilat kane derguar ndihme ne nje familje
shtepia e së cilës ishte shembur nga bora. Ambasadori hollandez tha se
situata te tilla jane te veshtira dhe per kalimin e tyre duhet ndihma e
te gjtheve. 

Skrapar, ortek në Zhdremsh

Një ortek ka rënë në komunën Gjerbes, fshati Zhdremsh, të Skaraparit ka sjellë izolimin total.

Si pasoje e ortekut jane bllokuar 45 fshatra si dhe rruget qe lidhin komunat e Gjerbsit dhe Zhepes. Banoret ne keto fshatra jane pa asnje komunikim me pjesen tjeter te vendit. Orteku ka shkaktuar panik dhe deme te medha ne banesat e fshatit Zhdremsh.

Ne zonen e ortekut ka qene deputeti i Partise Socialiste Fidel Ylli, i cili pasi ka pershkuar per disa ore ne kembe rrugen deri ne fshatin Zhdremsh ka derguar edhe disa ndihma per banoret e izoluar.

Korçë-Lekas, vetë në këmbë

Pas disa ditë pune është bërë e mundur hapja vetëm për këmbësorë e rrugës që lidh Korçën me Voskopojën.

Kjo komune e qarkut te Korçës u bllokua nga mbi 2 meter bore per gati tre jave. Kryetari i komunes ka kerkuar ndihme nga prefektura ndersa ditet e fundit e gjithe zona mbeti edhe pa kontakt telefonik per shkak te bores, ndersa energjia mungonte prej javesh.

Mjete te renda u vune ne pune nga prefektura per te hapur rrugen ne kete zone. Nderkohe banoret e zones kane zgjedhur te ecin ne kembe ne drejtim te Voskopojes e me pas drejt Korçës. Te afermit e banoreve ne zonat izoluara kane udhetuar drejt Lekasit ne kembe, edhe te armatosur per shkak te rrezikut nga kafshet e egra.

Ky grup, eshte nisur per te marre ne fshatin Gjonbabas, nje mesues me probleme shendetesore. Ne rrugen e hapur rishtas eshte shume e veshtire te levizesh me mjete, pothuajse te gjitha bllokohen ne rruge per shkak te akullit.

Trashesia e bores ketu eshte e konsiderueshme, banoret e zones kane mundur te mbijetojne ne izolim per shkak se çdo vit ata pergatiten per te kaluar situata te ngjashme. Mungesa me e madhe per ta ka qene ajo e sherbimit shendetesor, energjise elektrike dhe komunikimit. Deri me tani nuk jane njoftuar emergjenca por mesohet se pesha e debores ka shkaktuar deme ne banesa, shkolla, institucione publike si dhe ne linjat e energjise elektrike te cilat me largimin e bores duhen riparuar.

Berat, bashkia dërgon ndihma

Një sasi ndihmash në ushqime janë dërguar në ndihmë të banorëve të izoluar nga bora në Skrapar. Bllokimi i rrugëve si pasojë e reshjeve të mëdha të borës në disa komuna të Skraparit dhe izolimi i banorëve ka bërë që Bashkia për t’i ardhur në ndihmë banorëve në zonat e bllokuara ka nisur një sasi ndihmash në ushqime.

Një mjet i ushtrisë është nisur drejt Skraparit ku janë dërguar rreth 106 pako me ushqime.

Çdo pako ushqimore mësohet se përmban një set prej 12 kilogramësh dhe ka ushqime te shportës si miell, oriz, sheqer e vaj. Ndihmat mësohet se do të shkojnë në fshatrat e komunës Potom dhe Gjerbëz të Skraparit.
Edhe  prefekti i qarkut Bujar Hoxhaj ka inspektuar nga afer zonat e bllokuara. Prefekti tha se situata ne keto zona ka qene mjaft e veshtire por tashe situata po normalizohet.

Lezhë, digjet transformatori, banorët pa energji

Rreth 50 familje në Zejmen të Lezhës prej 3 javësh nuk furnizohen me energji elektrike. Shkak për këtë situatë është bërë djegia e transformatorit. Banoret thone se rrjeti eshte i amortizuar dhe se prej 20 vitesh nuk eshte bërë asnje investim per riparimin e tij. Si pasoje e mungesës së energjisë ne fshat situata rendohet akoma me shume edhe me mungesen e ujit te pijshem.

Kryetari i Komunës Zejmenit Arben Doçi thote se pas kerkesave te vazhdueshme qe kane bere per riparimin e ketij defekti pas 3 ditesh do te rikthehet energjia. Banoret thone se ne rast te mos permiresimit te situates do te bllokojne superstraden Lezhe-Shkoder.

Top Channel