Plot një muaj pasi Kolegji Penal shpalli vendimin për pafajësinë e
ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, Gjykata e Lartë zbardh arsyetimin
që çoi në këtë vendim.

Në një material voluminoz, Kolegji me anetarë Majlinda Andrean, Gani Dizdarin, Guxim Zenelajn dhe Arjana Fullanin dhe relator Ardian Dvoranin arsyetohen seancë pas seance, që prej dites së 9 majit 2011, kur Prokuroria e Përgjithshme dërgoi çështjen në gjykatë.

Por cilat jane pikat me te forta, ku Kolegji Penal mbeshteti vendimin per pafajësine? E para është origjinaliteti i videos ku Meta shfaqet me Dritan Priftin.

Gjykata e Lartë thotë se pasi u mor një mendim shkencor ku rezultoi nga ekspertët shqiptarë se në objektin e ekspertimit provë materiale orë, nuk u gjet asnjë gjurmë e bisedës Meta-Prifti,por një material tjetër audio- video, Gjykata arrin në përfundimin se: “Bazuar në konkluzionet e ardhura nga ekpertët, Kolegji Penal vlerëson se materiali audioviziv që iu nënshtrua ekspertimit nuk është origjinal. Në këtë material audioviziv u vërtetua mundësia dhe probabiliteti i lartë i ndërhyrjeve në përmbajtje si rezultat i anomalive të pashpjegueshme. Ndërkohë që cilësia e tij është nën nivelin shkencor të kuptueshmërisë së përmbajtjes së tij.
Mbi këtë bazë, Kolegji Penal vjen në përfundimin se ky material, me përmbajtje një regjistrim audioviziv ku pretendohet të përmbahet një bisedë mes të pandehurit Ilir Meta dhe dëshmitarit Dritan Prifti, nuk përmban gjurmë të vlefshme dhe nuk përmbush kriteret ligjore për t’u konsideruar provë materiale, nga ana tjetër, dëgjueshmëria dhe kuptueshmëria e tij nuk mundësojnë qartësimin e rrethanave të faktit që pretendohet se mund të përmbahen në të”.

Per episodin e pretendimit të dëshmitarit Dritan Prifti që thotë se Ilir Meta i kishte kërkuar ndërhyrje për koncensionet e hidrocentraleve gjykata shprehet: “Kolegji Penal vlerëson se nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e administruar e të çmuara në gjykim, nuk rezulton e provuar që në bisedën e datës 01.03.2010 mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta, ky i fundit ka kërkuar të ndikojë në mënyrë të paligjshme dhe t’i ofrojë dëshmitarit Dritan Prifti një shpërblim prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve të subjektit Bashkimi i Përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k., për të favorizuar këtë subjekt në fitimin e konkurrimit publik për dhënien me konçesion të hidrocentralit Egnatia-Shushicë”.

Per episodinn e shitjes se 30 mije toneve nafte nga “Albpetrol” dhe nderhyrja e Metës për të favorizuar ne kete gare shoqerine “Halilaj Holding Gropu”, Gjykata e Lartë vëren se vetëm dëshmitari Prifti i ben keto deklarime  dhe me tej argumenton: “Kolegji Penal vlerëson se, nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e administruar e të çmuara në gjykim, nuk rezulton e provuar që në bisedën e datës 01.03.2010 mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta të jetë biseduar në lidhje me ecurinë e një ankandi për shitjen e naftës bruto nga “Albpetrol” sh.a., për të ndikuar që në këtë procedurë të favorizohej padrejtësisht subjekti “Halilaj Holding Group” sh.a. dhe përkundrejt një përfitimi të paligjshëm në shumën 1 milion USD për t’u ndarë mes të pandehurit Ilir Meta dhe dëshmitarit Dritan Prifti. Duke patur parasysh analizën dhe çmimin e provave të pranuara për shqyrtim sikurse u parashtrua më sipër, Kolegji Penal vlerëson se, për të ardhur në përfundimet e tij për zgjidhjen e çështjes, është vendi për të analizuar dispozitat konkrete të ligjit material e procedural penal të zbatueshme në procedimin penal objekt i këtij gjykimi”.

Si rrjedhim vijon Kolegji Penal, atij nuk ju krijua bindja se ne gjykim u vertetua qe i pandehuri Ilir Meta të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet dhe për këtë të Ilir Meta deklarohet i pafajshëm, pasi fakti nuk provohet se egziston. Po çdo të thotë fakti nuk provohet se egziston sipas kësaj gjykate?

“Kolegji Penal çmon së është vendi për të evidentuar që duhet të bëhet dallimi i qartë mes motivit “fakti nuk ekziston” dhe atij që “fakti nuk provohet se ekziston”, ku me motivin “fakti nuk vërtetohet që ekziston” kuptohet që jemi në kushtet kur me provat e shqyrtuara nuk vërtetohet ekzistenca e faktit në kuptim të veprës penale”, thuhet në arsyetim.

“Vendimi” ndryshe i Dvoranit

Përveç këtij arsyetimi në vendim bashkangjitet edhe mendimi paralel i kryesuesit të çështjes Ardian Dvorani.
 
Relatori deklaron se votoi pro pafajsise, por ka qendrime te ndryshme për shumë çëshje, si ekspertimi, origjinaliteti i videos etj. Duke ju referuar vendimit te ndermjetem kunder, kur shumica vendosi te behej riekspertimi dhe te rrezohej ekspertiza e Glen Bart, Ardian Dvorani thote se “si gjyqtar ne pakice kam mendimin se caktimi i eksperteve te huaj eshte i rregullt dhe aktet e ekspertimit te perpiluara prej tyre ishin te vlefshme”. “Ekspertet, – thote gjyqtari Dvorani, –  ishin persona me pervoje te gjate dhe te spikatur ne SHBA  dhe Mbreterine e Bashkuar”.

“Ne perfundim, – thote gjyqtari, – eksperti amerikan jep pergjigje kategorike afermative pra nuk shprehet per anomali te mundshme dhe per pamundesi per te arritur tek e verteta”. I kundert eshte mendimi i Dvoranit edhe per ndryshimin e radhes se marrjes se provave. Dvorani kembengul se ky ndryshim nuk gjen mbeshtetje logjike dhe juridike.

Po keshtu ne vendimin e ndermjetem Dvorani shprehet kunder shumices per caktimin e eksperteve shqiptare, ku thekson se eksperti Artur Rrahmani gjendej ne kushtet e perjashtimit dhe heqjes dore nga ekspertimi, pasi ai punon ne te njejten studio me ekspertin Dritan Zoto dhe duke qene pjesëtare të së njëjtës studio, kur drejtuesi i saj e ka dhene opinionin ne nje media, kjo sjell vetvetiu paperpshtatshmeri ligjore te zotit Rrahmani me detyren e ekspertit. Gjyqtari Dvorani thote se grupi i eksperteve shqiptare me ndonje perjashtim nuk arrin te sqaroje dhe shpjegoje se cfare ka ndodhur dhe perse ka ndodhur, por evidenton e ben fjale vetem per probalitetet.

“Prandaj, – thekson Dvorani, – duke patur parasysh parashtrimin e mesipermn ne ndryshim nga shumica kam bindjen se ishte e nevoshme nje ekspertim i ri”. “Ndryshe nga shumica, – vijohet me tej, – kam mendimin se gjykata duhet te realizonte nje seance per degjimin dhe regjistrimit audio-video  dhe kryerjen e transkriptimit te bisedes Meta-Prifti sipas vete videos se ekspertuar”.

“Ne lidhje me perfundimin e çeshtjes se mbi bazen e provave qe u lejuan te merreshin ne shyrtim e vetmja zgjidhje perfundimtare eshte deklarimi i pafajshem i Metes, sepse ne nje gjendje te tille te provave meqenese parimet dhe normat kushtetuese sanksionojne se cdo dyshim shkon ne favor te te pandehurit, pashmangshmerisht, – thotë Dvorani, – gjykata duhet te disponoje deklarimin e pafajshem te tij”.

“Kam mendimin, – e mbyll arsyetimin e tij Dvorani, – se nese gjykata nuk do te deklaronte te pavlefshme disa akte proceduriale dhe nuk do te perjashtonte nga shqyrtimi disa prova te cilat ishin te vlefshme dhe te nevojshme Kolegji Penal do te arrinte nje hetim gjyqesor te plote dhe per rrjedhoje do te arrinte te dispononte mbi prova te mjaftueshme nje vendim pushimi, pafajesie apo denimi ndaj te pandehurit Ilir Meta”.
 

Top Channel