Për të dytin vit radhazi kryeprokurori i Tiranës Sokol Malaj u ka rënë
këmbanave të alarmit për rritjen e krimit të rrugës në kryeqytet.

“Edhe këtë vit veprat penale që lidhen me pronën kanë njohur rritje dhe janë rreth 450 procedime që janë regjistruar më tepër. Zgjerim është hasur është në drejtim të vjedhjeve të kryera në mjedise publike, e thënë ndryshe vjedhje e hapur”, tha Malaj.

Gjate analizes vjetore te prokurorëve të Tiranes, ku ishte e pranishme edhe Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, kreu i akuzes se kryeqytetit beri panoramen e hetimeve te kryera gjate vitit te kaluar. Per 2011 jane referuar nga policia mbi 8 mije kallëzime penale, ku rezulton se per cdo dite ka patur nje veper kunder personit.

“Rritje të lehtë ka pësuar edhe veprat penale kundër personit dhe ajo që mund të theksoj për këtë vit është fakti që për disa vrasje të ndodhura ende nuk janë zbuluar autorët e veprës penale. Janë hetuar 366 procedime penale për vepra penale të rënda si vrasje me dashje, vrasje me paramendim, vrasje në rrethana të cilësuara, plagosje të rënda, shfrytëzim prostitucioni, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, vjedhje me armë, vjedhje me pasojë vdekjen etj, me 269 persona të pandehur, nga të cilët 130 me masën e sigurimit arrest me burg”, tha Malaj.

Zoti Malaj tha se nuk ka patur asnje kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit per vepren e korrupsionit, ndersa shumica e kallëzimeve per korrupsion prej 72 te tillash jane referuar nga policia, 22 nga doganat dhe 10 çeshtje te tjera, ku perfshihet edhe pastrimi i parave dhe abuzimi me detyren jane çelur kryesisht me nismen e vete prokurorit.

Për shkak të volumit të dosjeve, ku çdo prokurori i takon të hetojë 300-350 çështje në vit, prokurorja e Përgjithshme i premtoi publikisht zotit Malaj shtim të numrit të prokurorëve.

“Po ju bëj edhe një premtim publik që numrin e prokurorëve do ta shtojmë në zyrë, që ngarkesën që përballoni ta keni më të ulët dhe të punoni në kushte edhe më komode”, tha Rama.

Top Channel