Ndihma për invalidët

14/02/2012 01:48

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, ndryshoi vetëm me votat e maxhorancës ligjin për statusin e të verbërve dhe invalidëve, që sipas qeverisë do të ulin abuzimet me fondet për këtë shtresë.

“Ajo që bën ligji është që duke ulur abuzimet, garanton jo vetëm përfitimet aktuale që marrin këtë pension, por të marrin edhe për më shumë pasi burimet financiare janë, por i përfitojnë ata që nuk e përfitojnë këtë të drejtë”, tha kryetari i komsionit, Edmond Spaho.

Abuzimet me fondet e buxhetit janë denoncuar edhe nga vetë shoqatat që mbrojnë interesat e personave me aftësi të kufizuar. Por Sinan Tafa, i cili drejton shoqatën e të vërbërve tha se ndryshimet, në formën që i propozon qeveria, e dëmtojnë këtë shtresë

“Pika më nevralgjke për ne është çështa e energjisë elektrike. Ne duam të pranohet një limit dhe ky kufi të përcaktohet në ligj pasi me shifra apriori siç kërkon qeveria nuk bëhet pasi kur bëhen shkurtime fillojnë nga ne”, tha Sinan Tafa.

Përmes ndryshimeve, qeveria heq një pjesë të mirë të përfitimeve për personat me aftësi të kufizuar nga ligji dhe ja vetes së saj të drejtën për ti caktuar ato. Për opozitën kjo është e papranueshme

“Ata duan një garanci që masa të jetë qartësisht në ligj. Kalimi me vendim qeverie krijon pasiguri, redukton kontrollin për politikat sociale”, tha deputeti PS, Arben Malaj.

Personat me aftësi të kufizuar marrin pjesën dërrmuese të fondeve që jep shteti për shtresat në nevojë, kjo edhe për shkak të abuzimeve në listat e tyre.

Top Channel