Tragjedia në Restelicë, Topi mesazh Jahjagës

13/02/2012 00:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehu ngushëllimet dhe
solidaritetin për viktimat e shkaktuara nga orteku në fshatin Restelicë
të Dragashit.

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik të vdekjes së anëtarëve të familjes Reka nga orteku i borës, që ishte një ngjarje e hidhur dhe tragjike. Më lejoni që në këtë ditë zie për mbarë Kosovën, në këto momente të rënda për vajzën e vogël të mbijetuar e për të afërmit e viktimave t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta edhe në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë”, thuhet në mesazhin që Topi i dërgoi homologes në Kosovë, Atifete Jahjaga.

Kreu i shtetit shqiptar shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e institucioneve për ndihmë dhe përkrahje për të kaluar këtë moment të vështirë.

Top Channel