Regjimenti i helikopterëve ka ndërprerë fluturimet e dërgimit të ndihmave ushqimore në zonat e bllokuara nga dëbora.

Drejtuesit e Regjimentit thone se moti i keq, reshjet dhe stuhitë pengojnë lëvizjen e mjeteve në ajër. Ata thonë se puna do rinisë sapo moti të përmirësohet, ndërsa  mjegulla dhe era e fortë konsiderohet teper e rrezikshme për jeten e piloteve, te cilet pergjate disa misioneve te tilla ne ditet e kaluara disa here i kane kaluar fare prane vdekjes.

“Sot është e pamundur të fluturohet. Retë janë shumë të ulëta, megjithatë pilotët janë gati dhe në rast se krijohet qoftë edhe një mundësi e vetme, ne do ta realizojmë misionin. Pilotët tanë kryen gati 8 misione, por kushtet e motit nuk po lejojnë që ne të ndërhyjmë. Ne kemi programuar të gjitha masat për të vepruar, për të ndihmuar menjeherë sapo të përmirësohen kushtet e motit”, thotë Dhori Spirollari, komandant i Forcave Ajrore.

Operacionet nga ajri u urdhëruan të bllokohen të shtunën, ndërsa pritet që nëse kapriçot e motit rezultojnë të njëjta me parashikimet e Forcave të Ushtrisë të mos ketë fluturime deri të mërkurën. Pilotet e bazës ajrore në  Farke kanë kryer për gjatë 12 ditëve të shkuara ndërhyrje për shpërndarje ndihmash ushqimore në fshatin Trebisht të Librazhdit, në Ostren, në Klenjë, në Zall Reç e në Derjan.

Top Channel