Korçë, vdes i asfiksuar 86-vjeçari

13/02/2012 00:00

Një 86-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen numër 9 të qytetit të Korçës si pasojë e asfiksisë.

Sipas te dhenave viktima i identifikuar si Dhimiter Zavalani ka gjetur vdekjen si pasoje e tymit te krijuar nga djegia e druve ne oxhak, i cili ishte bllokuar nga debora.

Sipas te dhenave te policise i moshuari ka qene duke fjetur dhe per rrjedhoje nuk e ka ndjere tymin qe ishte duke u cliruar ne banesen e tij, gje e cila i ka kushtuar edhe jeten. Pas mberritjes ne vendngjarje forcat e policise kane kryer ekspertimin e vendngjarjes duke zbardhur se viktima jetonte prej disa vitesh i vetem. Kane qene fqinjet ata te cilet duke ndier edhe prezencen e tymit kane sinjalizuar policine per ngjarjen.

Top Channel