Gjirokastër, më shumë të papunë

13/02/2012 00:00

Disa ndërmarrje të prodhimit të veshjeve të cilat kanë pasur kontrata
afatgjatë me shtetin grek janë mbyllur gjatë vitit të kaluar në
Gjirokastër duke lënë pa punë një numër të madh punëtoresh gra.

Papunësia mes grave po njeh shifra të larta gjatë dy viteve të fundit pasi sipas informacioneve zyrtare ndërmarrjet prodhuese po ulin dita ditës numrin e fuqisë punëtore. Sipas drejtorit të zyrës rajonale të Punësimit në Gjirokastër numri i punë kërkuesve të regjistruar pranë kësaj zyre në fund të vitit 2011 ishte 5236 prej të cilëve 1715 femra Thoma Neko thotë se Drejtoria e Punësimit negocion me më shumë se 1500 subjekte të vogla dhe të mëdha në rajon për të mundësuar punësimin.

Sipas tij megjithë ritmin e vazhdueshëm të daljes nga lista e të papunëve të personave që punësohen të tjerë i shtohen kësaj liste duke e mbajtur nivelin e papunësisë së deklaruar në të njëjat nivele për disa vite radhazi.

Ndërkaq duket se kategoritë më të prekura prej papunësisë nuk janë më të rinjtë sic mendohej pasi ata po e braktisin rajonin menjeherë pas përfundimit të studimeve, por kategoria e moshave mes 40 -55 vjec për të cilët ka më pak shanse në emigracion apo migrim brenda vendit.

Përtej këtyre statistikave zyrtare situata reale e punësimit në rajon njeh ende tregun e zi dhe të padeklaruar të puëns ku qindra punëtorë nga rrethe e veriut të vendit punojnë si emigrantë brenda vendit në Gjirokastër , jashtë cdo standarti punësimi pagese dhe sigurie dhe natyrisht ku kontigjenti nuk reflektohet në statistikat zyrtare.

Top Channel