Dëbora, 40 milionë lekë për rrugët

13/02/2012 00:00

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaroi shpërndarjen e një fondi prej 400 milionë lekësh, në zonat e bllokuara në dëbora, fond që, sipas tij, u akordua kryesisht vetëm për hapjen e rrugëve të bllokuara.

Sipas Nishanit janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

“Ministria e Brendshme bën sot të vlefshëm një fond prej 400 milionë lekësh të vjetra. I gjithë ky fond tashmë i alokuar në destinacionin e të gjitha këtyre komunave, bashkive, por edhe të administratës së qarqeve dhe katër prefekturave është i destinuar për t’u përdorur në mënyrë të detyrueshme vetëm për hapjen e rrugëve”, tha Nishani.

Pyetjes se si i konsideronte akuzat e liderit te opozites, qofte per menaxhim te keq te situates se emergjences, qofte edhe per ngritjen e kriminalitetit, Nishani si gjithmone iu pergjigj me kerkesen per solidaritet.

“Unë besoj që politika më e mirë, më racionale dhe më e ftohtë në kuptimin logjik të fjalës sot është adresimi dhe apelimi për solidaritet tek banorët e këtyre zonave. Ne sot kemi nevojë që vetë komuniteti të jetë i organizuar. Unë përmenda një rast që p.sh: elementi i pastrimit të borës nga çatitë e banesave është një element shumë i rëndësishëm, por ky duhet të bëhet nga vetë banorët”, tha Nishani.

Sipas ministrit te Brendshem, policia do te zbatoje urdhera te prere ne rruget qe perfshijne zonat e gjendjes se jashtezakonshme se nuk do te lejohet asnje automjet te kaloje pa perdorur zinxhire.

Top Channel