Bulqizë, invalidët mes akullit e pa ndihma

13/02/2012 00:00

Në Bulqizë ende në asnjë familje nuk është dërguar asnjë ndihmë edhe pse shumë familje jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Ne Bulqizë jetojne shume invalide te cilet dikur kane punuar ne miniere dhe kane pesuar aksidente. Sot ata jetojne ne varferi ekstreme. Ne familjen e Nexhmi Shires, ne bulqize, e keqja me e madhe nuk eshte ushqimi i paket apo bora, por uji dhe akulli qe hyn nga te gjitha muret e shtepise. Kjo banese eshte veshur me shtrese akulli edhe nga brenda.

I zoti i shtëpisë eshte invalid dhe nena e tyre e papune. Kete vit ata nuk munden te siguronin rezerva ushqimore, apo dru zjarri. Ne shtepine e tyre eshte shume ftohte dhe prinderit kerkojne ndihme.

Edhe ai pak miell qe kishin po mbaron. Ne zonat periferike te qytetit te Bulqizes ka me dhjetëra familje ne kete gjendje. Vetem ne Fushe-Bulqize jane 48 familje qe nuk kane me rezerva ushqimore.

Top Channel