Reshjet e dëborës që nuk kanë ndalur asnjë moment kane bllokuar shumë
keq komuna të tëra në mbarë vendin. Me mijëra familje nuk kanë më asnjë
komunikim dhe shumë prej tyre vuajnë mungesën e energjisë elektrike,
mungesën e ushqimeve, shërbimeve shëndetësore.

Ata jetojne te rrethuar nga debora dhe kerkojne ndihme nga toka apo ajri sepse nuk po mundet te perballojne situaten alarmante. Situata me e keqe duket se eshte ne Puke dhe komunat rreth saj. Banoret e zones thone se jane mbuluar teresisht nga debora gjithcka, perfshi edhe shtepite. Ata thone se debora ka shkuar ne 4 metra .

Harta e zonave te bllokuara nga debora nis nga zona malore e Dukagjinit, Vermoshit ne qarkun e Shkodres. Ne situate te veshtire eshte edhe Tropoja. Pothuajse te gjitha komunat jane te bllokuara dhe fshatrat nuk kane me asnje komunikim me pjesen tjeter te vendit duke mos patur mundesine e furnizimit me ushqime. Ne kete zone fluturimet me helikopter nuk mund te kryhen per shkak te motit shume te keq.

Ne qarkun e Kukesit, zona me veshtiresite me te medha eshte zona malore e Shishtavecit dhe veçanerisht rrethi i Hasit, ku dy dite me pare edhe nje person humbi jeten per shkak te qendrimit 48 ore ne te ftohte, ne zone trashesia e debores eshte nga 1.5 deri ne 2 meter dhe temperaturat shume grade nen zero. Rruga nacionale drejt Kosoves mbahet e hapur me shume veshtiresi per shkak te reshjeve qe nuk ndalen.
 
Ne zonen kufitare mes Dibres dhe qarkut te Elbasanit, ne Sterbleve dhe zonat perreth nuk ka me asnje komunikim prej javes, gjithashtu edhe ne Librazhd ne shume fshatra situata eshte e rende. Ne gjendje alarmante jane edhe banoret e disa komunave ne Korce e Skrapar. Ne komunen Lekas nuk ka me as energji, as rruge te hapura dhe banoret kerkojne ndihme sepse nuk mund te levizin, sepse debora ka shkuar ne dy meter.

Banoret nga te gjitha zonat nga veri deri ne juglindje kerkojne ndihme. Ata nuk kane me as ushqime dhe as mundesi per te transportuar te semuret. Emergjencat mjekesore po behen te shpeshta dhe te semuret apo nenat shtatzene transportohen ne krah per ore te tera ne debore dhe te ftohte.


Puka është e izoluar

Puka është zona më e goditur nga reshjet e dëborës. Të gjitha rrugët tokësore që të lidhin me të janë të bllokuara dhe askush nuk mund të lëvizë. Ne Qafë Çelë, në kufirin mes Shkodrës dhe Pukës, policia rrugore ndalon çdo mjet.

“Rrethi i Pukës prej ditësh është i izoluar, në qytet thellësia e dëborës ka arritur në dy metra, ndërsa në rrethina edhe më shumë. Gjithçka është nën mbretërinë e dëborës”, raporton korrespondenti i TCH, Ardi Hoti.

Në zonë kanë shkuar mjetet e rënda për të hapur rrugën, por reshjet e shpeshta bëjnë që kalimi të bllokohet menjëherë. E vetmja rrugë për të shkuar në këtë zonë është nga ajri.

Dibër, deputetët apel për ndihmë

Dy deputetët e qarkut të Dibrës, Qemal Minxhozi dhe Sadri Abazi bëjnë thirrje për ndihmë urgjente për banorët e komunave të bllokuara.

Ata thonë se duhen hapur me urgjencë rrugët. “Duhet të ndihmohen komunat me fonde për të zhblllokuar arteriet kryesore”, deklaron Abazi.

“Ajo që është më problematike është rruga për në të gjitha fshatrat, që është e bllokuar. Ne do të donim që seanca e ardhshme parlamentare të përqendrohet tek ky problem. Qeveria qendrore duhet t’u japë fonde atyre vendore për zhbllokimin e situatës”, thotë Minxhozi. 

Top Channel