PSG rikthehet në sulm për Thiago Silva

11/02/2012 11:40

Paris Saint Germain nuk ka hequr dorë aspak nga Thiago Silva. Sipas gazetës franceze ‘L’Equipe’, klubi me pronarë sheikët e pasur nga Katari kërkon të marrë jo vetëm mbrojtësin brazilian, por edhe sulmuesin kryesor të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Për dy lojtarët më të mirë të kuqezinjve janë gati 60 milionë euro.

Ditën e parë të grumbullimit, Adriano Galliani nuk i ka mbyllur dyert shitjeve të lojtarëve më të mire në këtë merkato të verës duke thënë që “gjithçka është e mundur”.

Nga kjo ofertë, sulmuesi suedez vlerësohet “vetëm” 18 milionë euro, por nga ana tjetër Milani do të lirohej nga rroga e majme që ka Ibrahimovic.

“Milani e ka lënë derën hapur, por ende nuk kanë nisur tratativat”, shprehet një burim për gazetën ‘L’Equipe’.

Top Channel