Kriza financiare e KESH-it

11/02/2012 00:00

Andis Harasani, deputet i Partisë Socialiste, dikur drejtor i
Përgjithshëm i KESH-it thotë se Korporata ndodhet në vështirësi
fianciare sepse qeveria nuk ka parashikuar fonde ne buxhetin e shtetit
për blerjen e energjisë nga importi, propozim ky i bërë nga opozita që
vitin e kaluar.

Sipas Harasanit, blerja e energjisë nga importi me afate të shkurtra në situatë emergjente, po rrit kostot. Zoti Harasani parashikon, se kjo situatë e keqe financiare do të zgjasë.

“Konsumi vjetor parashikohet të jetë diku te 7.2-7.5 miliardë kilovatorë. Prodhimi nuk është më shumë se 4 miliardë, pra kërkohen fonde për të blerë 3.2 miliardë. Korporata nuk i ka këto fonde. Eshtë një detyrim që KESH-i i ka kompanive, në të cilat ka blerë energji prej rreth 50 milionë euro, pra duhet paguar ky detyrim në mënyrë që këto të vazhdojnë të prodhojnë. Situata në rajon nuk është aspak e favorshme. Kemi një vendim të qeverisë bullgare për të bllokuar eksportin, pra janë rreth 1 mijë mega, që hiqen nga sistemi dhe kjo do të sjellë automatikisht rritjen e çmimit të energjisë”, tha Harasani.

Zoti Harasani thote se situata nuk duhet paragjykuar politikisht, duke i kerkuar qeverise te therrasë ne tryeze edhe opoziten, për të gjetur një zgjidhje te mire.

“Mendoj që ka nevojë urgjente të mblidhet Komisioni Ndërshtetëror për Energjinë. Mendoj që do të ishte e detyrueshme që të kishte ekspertë të opozitës dhe të pozitës, të cilët të diskutonin pa ngjyra politike se si mund të zgjidhet kjo situatë”, tha Harasani.

Nese KESH nuk del nga kjo krizë financiare, -thotë Harasani,- efektet negative do te infektojne edhe ekonomine.

“Mund të ketë një efekt zinxhir, i cili do të jetë rrjedhojë, do të sjellë një bllokim të pagesave për kontraktorët do të sjellë një bllokim të pagesave për ndërtuesit e rrugëve, për ata që kanë punuar në kontrata shtetërore dhe kjo mund të sjellë një efekt negativ për bankat, për gjithë kredimarrësit në banka”, tha Harasani.

Pak dite me pare ministri i Financave, Ridvan Bode tha ne nje interviste per Top Channel se qeveria do te perdorë fondet rezerve per e plotesuar nevojat financiare te KESH-it per blerjen e energjisë nga importi. Por kjo shume eshte e  pamjaftueshme. Skenari me i keq eshte shkurtimi i investimeve ne buxhet per te cliruar me shume para per Korporaten.

Top Channel