Bulqizë, bora nuk e zbardh dot mjerimin

11/02/2012 00:00

Një shtresë e trashë dëbore, shoqëruar me stuhi polare ka ngrirë çdo
gjë në Bulqizë. Bora ka mbuluar edhe malet e stoqeve të kromit ku
rrëmojnë tërë vitin për të mbijetuar pjesa më e madhe e banorëve. Të
tilla stuhi nuk janë të rralla për këtë krahinë, e cila dallohet për një
mot të egër.

Por ky dimer eshte dy here i rrezikshem per banoret e Bulqizes. Ata jane te izoluar dhe pa ushqime. Grevat dhe protestat disa mujore ne vere, qe u shoqeruan me mbylljen e minierave dhe mosmarrjen e pagave bene qe ky dimer t’i zere pa rezerva ushqimore. Ne Fushe-Bulqize, ne komune, thone se i vetmi front pune eshte miniera.

“Këtu është amortizuar kriza ekonomike më shumë. Kriza që ndodhi në minierë ndikoi negativisht në keqësimin e gjendjes ekonomike të shumë banorëve. Pjesa më e madhe e banorëve trajtohen me ndihma”, thotë sekretari i Komunës së Fushë-Bulqizës, Asllan Dagja.

Shume prej banoreve te izoluar ne zona te thella te kesaj komune, kane vetem nje minimarket, ku mund te blejne ushqimet dhe sendet me te domosdoshme per te jetuar ne kushtet e nje shtetrrethimi natyror. Por edhe ky dyqan po shkon drejt falimentit pasi te gjithe i marrin ushqimet me liste

Por ne keto kushte, kur te gjithe kane nje armik te perbashket, sic eshte moti, edhe humanizmi merr te tjera permasa. Pronari i dyqanit thote se do te vazhdoje t’u jape ushqime banoreve, duke shpresuar se do t’ia paguajne kur te kene para. Por ka edhe me keq, nje banor thote se po i rrenohet shtepia fare.

Kjo zone nuk eshte futur ende ne listen zonave ku Komiteti i Emergjencave dergon helikopteret te cilet bartin me shume kameramane se sa ushqime. Rruga drejt zonave verilindore eshte me shume se e rrezikshme. Por drejtuesit e automjeteve nuk e marrin parasysh. Asnje prej tyre nuk perdor zinxhire e madje as ata qe transportojne pasagjere. Në zonë nuk ka as policë për të kontrolluar drejtuesit e mjeteve.  

Me gjithe keto kushte, Komiteti i Emergjences qe ka ne perberje edhe ministrin e Brendshem dhe drejtorin e Pergjithshem te Policise nuk dhene forca policore shtese per qarkullimin ne veri, duke u mjaftuar me apelit televizive per drejtuesit e makinave qe te perdorin zinxhiret. Por ne kushtet kur ne rruge temperature shenon -11 grade Celsius dhe asnje makine nuk udheton me zinxhire, fati eshte treguar shume bujar qe ne statistikat e policise rrugore nuk jane shenuar viktima te reja aksidentesh.


Kukës, gjendja teper e rënduar

Gjendja me renduar duket te jete ne qytetin e Kukesit, ku jane bllokuar edhe levizjet nga njera lagje ne tjetren. Rruga qe lidh qytetin me autostraden, permes te cilet udhetohet drejt Tiranes dhe Prizrenit, jane teresisht te bllokuara.

Nje burre telefonoi ne redaksine e Top Channel ne mesdite dhe tha se nje autokolone veturash ka mbetur e bllokuar ndersa po tentonin te dilnin nga qyteti per t’u futur ne autostrade. Ai tha se trashesia e debores qe bie me intesitet te madh ka arritur te bllokoje edhe dyert e makinave.

Thirrjes se tyre per ndihme nuk u ishte pergjigjur askush nga policia edhe pse ndodhen fare prane qytetit, ne vendin e quajtur ‘Ura Gjashtemetroshe’. Ndersa autostrada Kukes- Milot eshte e kalueshme, por vetem me nje korsi dhe kjo me shume veshtiresi.    
 

Top Channel