Mediu: Forcim rregullave për shfrytëzimin e pyjeve

10/02/2012 00:00

Edhe pse Shqipëria 60 për qind të sipërfaqes e ka me pyje e kullota, gjendja e saj reale është shumë e vështirë.

Te pakten 70 për qind e materialit drusor tregtohet ilegalisht dhe miliona hektarë tokë janë të prekura nga erozioni, duke sjellë shembje të rrugëve apo të banesave.

“Në Shqipëri vazhdohet të pritet më tepër material drusor se sa mundësia reale e shfrytëzimit në pyjet tanë. Sektori pyjor vazhdon të jetë informal, kur rreth 70 për qind e materialeve drusorë të prerë, tregtohet ilegalisht. Shqipëria humbet cdo vit miliona metër kub tokë nga erozioni, shkatërrohen rrugë, përmbyten fusha e qendra banimi, digjen me mijëra hektarë pyje dhe kullota”, tha rektori i Universitetit Bujqësor, Fatos Harizaj.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka kerkuar qe pushteti lokal te forcoje kontrollin dhe rregullat mbi perdoruesit dhe kompanite qe veprojne.

“Ne kemi arritur që ta përcjellim këtë transferim të pushtetit lokal, por akoma pushteti lokal nuk ka arritur ta përcjellë atë në mënyrë përfundimtare tek përdoruesit tradicionalë, apo tek banorët e zonave me rregulla strikte tërësisht të përcaktuara qartë, që pavarësisht se kujt i takon pronësia në pyll, asnjë nuk mund ta shfrytëzojë apo mund të veprojë në pyje jashtë rregullave dhe standardeve, qoftë ky pronar privat, qoftë ky pronar i shtetit, qoftë ky pronar i pushtetit lokal”, tha Mediu.

Ne Shqiperi, 15 % e siperfaqes pyjore eshte futur tek zonat e mbrojtura. Këtu përfshihen edhe parqet kombetare, por edhe ato nuk i shpertojne prerjeve ilegale ne shume raste.

Top Channel