Korçë, disa arrestime në orët e fundit

10/02/2012 00:00

Policia e Korçes ka arritur të realizojë një sërë operacionesh me në qendër parandalimin e veprimtarive kriminale.

Vetem brenda 24 oreve nga drejtoria e policise mesohet se jane arrestuar ne kushtet e flagrances 5 persona per disa vepra penale. Strukturat e Seksionit Kunder Narkotikeve finalizuan me sukses operacionin e koduar “Komandoja” ku bene te mundur arrestimin ne flagrance te 32-vjecarit Mondi Kazaferi nga fshati Pirg pasi shperndante dhe shiste ne lende narkotike.

Gjithashtu strukturat e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit ne Komisariatin e Policise Korce bene te mundur finalizimin e operacionit te koduar “Emigranti”, ku u be i mundur arrestimi ne flagrance i autorit te vjedhjes se disa banesave ne fshatin Pulahe, Feridon Maksut 34 vjec. Nje tjeter vrasje mes dy vellezerve eshte arritur te parandalohet nga blute e Korces.

Nje 49-vjeçar ne gjendje te dehur pas nje konflikti me vellane e tij eshte ndaluar i armatosur. Ilo Vangjel nen efektin e alkoolit,eshte kapur ne flagrance rreth 100 metra, larg baneses se tij, me nje arme zjarri automatik me te cilen dyshohet se do te kryente nje krim ndaj te vellait pas nje konflikti qe kishte pasur me kete te fundit.

Vlorë, pranga dy shumë të kërkuarve

Uniformat blu në rrethin e Vlorës përfunduan me sukses një operacion që çoi në prangosjen e dy personave shumë të kërkuar nga drejtësia.

Operacioni u ndërmor nga sektori i Operacioneve Speciale dhe në arrest përfunduan dy shtetasit, Kastriot Gjokaj dhe Alban Osmëni. Gjokaj, mbi të cilin rëndon akuza e grabitjes me armë, u arrestua në fshatin Tërbaç, ndërsa Alban Osmëni u arrestua pasi ai akuzohet për plagosje të rëndë.

 

Top Channel