Ish-shefi i IT-së në Kryeministri i dyshuar për veprime që pengojnë
zbulimin e të vërtetës dhe për shpërdorim detyre, fitoi një masë
sigurimi më të lehtë se ajo e shpallur nga Gjykata e Tiranës me ‘arrest
shtëpie’.

Te henen e pare dhe te trete te çdo muaji, tha gjyqtari i Apelit Artan Broci, Armando Kasaj duhet te paraqitet para oficereve te policise gjyqesore sipas mases ‘detyrim me paraqitje’. Gjate seances prokurori Nezir Gjoka i tha gjykates, se Kasaj duhet te lihet ne ‘arrest me burg’, pasi sipas tij egziston rreziku qe te zhduken pamjet filmike, konkretisht ato pamje per te cilat Armando Kasaj dyshohet sipas prokurorise, se i ka kopjuar dhe me pas ka fshire serverin e Kryeministrise.

Por avokati Ilir Murati i tha gjykates, se Kasaj ka deklaruar ne Prokuroi pozicionin e tij ne kete çeshtje dhe konkretisht, se klienti i tij ka bere kopjimin e pamjeve filmike dhe ja ka dhene ne dore DVD-ne punonjesve te Gardes, duke i dhene Prokurorise edhe emrat.

“Duke kryer nje veprim te tille i dyshuari, – tha avokati, – nuk kishte si te fshinte te dhenat ne DVD, kur ato te dhena ju dhane me pajisjen perkatese punonjesve te analizes se Gardes. Madje edhe punonjesit e Gardes te pyetur ne prokurori kane deklaruar hapur, – shtoi mbrojtja, – se ruajtja e kesaj zyre i perkiste Gardes, ndersa Kasaj kishte kompetence ne nje zyre tjeter”.

Prokurori nderhyri duke ironizuar se nga menyra se si e shpjegon avokati, del qe komandanti i Gardes paska qene ate dite kryeminister.

Ne perfundim te seances Armando Kasaj pranoi se i ka kopjuar planet filmike. “Nuk kam bere asnje fshirje, thjesht kam bere nje kopjim dhe asgje tjeter. Kopjen ia kam dorezuar te Gardes se Republikes dhe Prokurorise”, tha Kasaj.

“Janë të përcaktuara detyrat e specialistit të IT-së sipas ligjit përkatës dhe të dhënat e tjera ju do t’i mësoni gjatë hetimit në vazhdim”, tha avokati mbrojtës, Ilir Murati.

Top Channel