Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e gardistit Agim Llupo për lirim nga
izolimi. Pas një viti qëndrim në burg në pritje të dërgimit të dosjes së
tij në gjykatë, për gardistin u kërkua shtyrja e afateve të
paraburgimit nga ana e Prokurorisë, kërkesë që është marrë parasysh.

Llupo pavaresisht se ka nje vit qe mbahet ne paraburgim si i dyshuar per vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi, ende nuk i eshte formalizuar akuza qe rendon mbi te. Ne seancen e zhvilluar me kerkese te tij per te fituar lirine, rezultoi se pergjate ketyre muajve pas 21 janarit 2011, ai eshte ende person nen hetim dhe jo ne cilesine e te pandehurit.

Duke qene se me 8 shkurt Agim Llupos i kane perfunduar afatet e paraburgimit qe do te thote, sipas avokateve, se brenda harkut te nje viti duhej te ishte derguar dosja e tij ne gjykate, Llupo kishte kerkuar shuarjen e mases se sigurimit.

“Pyetja e personit, i cili hetohet për këtë vepër penale është domosdoshmërisht një veprim që duhet kryer, sepse këtu nis sqarimi i situatës proceduriale. Por kjo nuk është detyrim, për ta pyetur në data të caktuara, por jo ta lëmë një vit pa pyetur”, tha avokati Fatos Shanaj.

Por gjykatësi Shkelqim Mustafa e rrezoi kete kerkese, jo vetem sepse me heret pranoi kerkesen e Prokurorise per zgjatje te afateve te hetimit, por edhe sepse sipas gjyqtarit pavaresisht se kane kaluar afatet shkaqet, per te cilat avokatet kerkojne lirine nuk legjitimohen.

Ne perfundim te kesaj seance avokatet thane per Top Channel se do t’i drejtohen apelit per te dyja vendimet, pra me dy kerkesa, njera qe ankimon zgjatjen e afateve dhe tjetra qe kerkon lirine e menjehershme per shkak te skadimit te afateve.

Top Channel