Gjirokastër, shemben ura e rrugë

10/02/2012 00:00

Rrugët rurale në të gjithë qarkun e Gjirokastrës duket se kanë
përkeqësuar gjendjen e tyre pas reshjeve të dëborës dhe shiut të rëna së
fundi.

Megjithëse sipas zyrës së emergjencave në qark aktualisht nuk ka rrugë të bllokuara prej borës por vetëm akse që kalohen me zinxhirë rruga në drejtim të Bëncës në Tepelenë dhe ajo në drejtim të Ballabanit në Përmet jane pothuajse të bllokuara për shkak të dëmtimit të strukturës së rrugës dhe urave. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të mos qarkullojnë me mjete në këto zona për shkak të rrezikut që paraqesin.

Sipas Shehut është i nevojshëm një investim prej miliona lekësh për rehabilitimin e këtyre akseve. Restaurimet e pjesshme që kanë marrë këto rrugë nuk kanë mundur dot ta zgjidhin problemin në vite. Ndërkaq nderhyrja me punëtorë në këto zona është kryer vetëm për të larguar prurjet e ngurta të reshjeve.

Ndërmarrja e rrugëve rurale e cila ka rreth 140 punëtorë në të gjithë qarkun ende nuk është vënë në eficencë për shkak të problemeve ligjore që pasuan konsituimin e këshillit të qarkut, që është dhe insitucioni epror i kësaj ndërmarrjeje. Ndërmarrja e rrugëve rurale nuk disponon asnjë mjet për ndërhyrje në raste emergjencash por sipas Shehut mund të kontraktohen subjekte private që disponojnë mjete.

Top Channel