Transportohet me helikopter shtatzëna

09/02/2012 00:00

Meleqe Demiri, vetëm 22 vjeç nga Zalldardha e Dibrës ka rrezikuar të
dështojë për të tretën herë beben e saj, këtë radhë për shkak
vështirësive të krijuara nga trashësia e dëbores që ka izoluar të gjithë
fshatin.

Mjekja e fshatit ka kerkuar ndihme per ta transportuar me helikopter, teksa tregon tregon per veshtiresite, mungesen e ushqimeve dhe ilaceve per t’i dhene ndihmen e pare ketyre banoreve qe pervec varferise, u duhet t’u mbijetojne dhe kushteve te ashpra te motit.

Gruaja shtatzene ne muajin e shtate eshte derguar menjehere ne maternitetin ‘Koco Gliozheni’, ku i eshte nenshtruar nje sere analizash.

Mjeku gjinekolog Fedor Kallajxhi tregon se pas disa ekzaminimeve gruaja dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën. Gruaja shtatzene do te qendroje disa dite ne maternitet, nen kujdesin e mjekeve.

Elbasan, rritet numri i të prekurve nga virozat

Mbi 2400 qytetarë kanë kërkuar asistencë mjekësore si pasojë e
komplikacioneve që kanë patur më shëndetin nga virozat e stines ne
Elbasan.

Drejtoria e Shëndetit Publik ka ngritur Shtabin e Emergjencave dhe ka kërkuar nga Qendrat Shëndetësore zgjatje të orarit të shërbimit për pacientët. Bujar Kllogjeri, kreu i Shëndetit Publik bën me dije se virozat janë manifestuar me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore dhe se moshat më te prekura janë kryesisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Gjithashtu Kllogjeri garanton furnizim me medikamente ne të gjitha zonat rurale. Per  zonat e thella janë marrë masat që personeli mjekësor të jetë prezent, për të siguruar shërbim mjekësor për banorët.

Top Channel