Shtrenjtohet siguracioni i makinave

09/02/2012 00:00

Çmimet e siguracionit për automjetet janë rritur në mënyrë të papritur
me 2-3 herë. Agjentët e shitjeve thonë që çmimet e reja kanë nisur që
nga data 1 shkurt dhe janë të njëjta gati në të gjitha kompanitë e
sigurimeve.

Para datës 1, çmimi i siguracionit për një autoveturë me fuqi deri në 1600 centimetër kub, ishte rreth 4500 lekë. Por pas datës 1, çmimi për këtë siguracion ka shkuar rreth 14 mijë lekë ose mbi 3 herë më shumë.

Rritje ka për të gjitha llojet e siguracioneve duke filluar që nga motocikletat e deti tek mjetet bujqësore apo dhe zjarrfikset. Deri para 1 viti cmimet në tregun e sigurimeve ka qenë të fiksuara mes kompanive, me bekimin e Ministrisë së Financave.

U desh shumë kohë që të ndërhynte Autoriteti i Konkurrencës për ta shpallur marrëveshjen si të jashtëligjshme dhe në kundërshtimet me rregullat e konkurrencës. Burime nga Autoriteti të vënë në dijeni për rritjen e fundit të menjëhershme të çmimeve thonë se do të shqyrtojnë mundësinë e nisjes sërish të hetimeve në këtë treg.


Top Channel