Shqipëria, 3,4 mln $ ndihmë për sektorin financiar

09/02/2012 19:10

Korpusi vullnetar për shërbimet financiare do të akordojë një ndihmë prej 3.4 milionë dollarësh për Shqipërinë, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të sektorit financiar në vend.

Qëllimi i programit është rritja dhe forcimi i mbikqyrjes bankare në kushtet e realitetit të ri që ka sjellë kriza ekonomike.

Po kështu ndihma do të fokusohet edhe në trajnimin e stafit të bankës së Shqipërise dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për të administruar rreziqet në sektorin financiar.

Korpusi vullnetar i shërbimeve financiare ndodhet në Shqipëri prej 14 vitesh dhe ka marrë pjesë në rreth 198 projekte deri më tani.

Top Channel