Një foshnjë 5-muajshe nga qyteti i Korcës është cuar e pajetë në ambjentet e spitalit të pediatrisë, ndërsa familjarët  ngrenë akuza ndaj mjekëve për pakujdesi dhe neglizhencë në trajtim.

Ngjarja është rregjistruar në lagjen numër 8 të qytetit, kur vajza vetëm 5 muajshe ka gjetur vdekjen teksa ishte duke u trajtuar me medikamentet e përshkruara nga mjekja pas vizitës së kryer.

Sipas të dhënave, prindërit e kishin cuar për ta vizituar vetëm një ditë më parë ku edhe i është dhënë një recetë me medikamente, të cilat përdoren në kushtet e shtëpisë. Por mesditën e së enjtes foshnja ka humbur jetën.

Prindërit dhe halla e foshnjës kanë ngritur akuza ndaj mjekes, e cila ka kryer vizitën dhe sipas tyre  nuk i ka vënë në dijeni në lidhje me gjendjen kritike të fëmijës së tyre dhe domosdoshmërinë e saj për tu trajtuar në ambjentet spitalore.

Nëna e foshnjës është 16 vjece dhe babai 35 vjec, pohojnë se jetojnë në kushte jo të mira ekonomike dhe kjo mund të ketë qenë një arsye, jo vetëm për shëndetin e keq të vajzës, por edhe për vdekjen e saj pasi nga mjekët u janë kërkuar para.

Por shefi i shërbimit të pediatrisë ka sqaruar se vajza ka kryer vizitën mjekësore dhe ka qenë nëna ajo që ka refuzuar shtrimin e saj në spital të fëmijës.

Mjekët thonë se fëmija vuante nga bronkopneumonia dhe ka pasur temperaturë të lartë gjë që  mund të jetë edhe shkaku që ka cuar në vdekjen e saj.

 
 

Top Channel