Zgjedhjet në Universitetin e Elbasanit

08/02/2012 00:00

Kandidati për rektor në Universitetin “ Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Liman Varoshi i cili rikandidon i vetëm në këtë post, ka shpalosur platformën e tij rreth ecurisë së këtij institucionin gjatë viteve të ardhshme.

Takimin e tij të parë ai e ka bërë me pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, duke deklaruar se aktualisht niveli i studentëve në këtë Fakultet është i ulët, e dhe pse janë hartuar një sërë programesh në përputhje me agjensinë e akreditimi dhe Ministrinë e Arsimit për të arritur standarde sa më të larta.

Varoshi ka premtuar që brenda këtij viti akademik në Universitetin e Elbasanit do të futet edhe programi i doktoraturës në fushën e mësuesisë.

Edhe kandidati për dekan në këtë Fakultet, Peçi Narqellari, i cili kërkon mandatin e dytë ka prezantuar platformën e tij për katër vjecarin e ardhshem.

Top Channel