Lista me emrat  e kandidatëve që do të konkurojnë, për rektor, dekan dhe shefa departamentesh  tashmë është zyrtarizuar.

Gara në të gjitha fakultetet ka nisur dhe do të përfundojë më 20 shkurt, ku studentët me kohë të plotë, pedagogët e brendshëm dhe trupa jo mësimore do të votojnë për të preferuarit e tyre.

Në Universitetin e Tiranës do të ngrihen 10 komisione zgjedhore në fakultet dhe për cdo 1 mijë studentë do të ketë një qendër votimi.

“Vota e studentëve do të ketë vlerë 20 përqind, e personelit joakademik 5 përqind dhe e pedagogëve me vlerë të plotë. Janë 8 KZF pranë fakulteteve përkatëse dhe dy të tjerat pranë filialeve të universitetit”, thotë Dorina Panariti, nënkryetare e KQZ-së.

Provimet në Universitetin e Tiranës janë shtyrë dhe ato do të kryhen menjëherë pas zgjedhjeve.

“Provimet janë shtyrë afërsisht një muaj. Në datën 27 shkurt fillon sezoni i provimeve”, thotë më tej Panariti.

Për pozicionin e Rektorit të Universitetit të Tiranës konkuron profesor Dhori Kule, përballë Mimoza Hafizit, ndërsa në Fakultetin e Filologjisë, profesor Shezai Rrokaj përballë Dhimitër Dokes, në Fakultetin Ekonomik, Andri Hoxhaj dhe Sulo Hadëri, në Fakultetin e Shkencave Sociale, profesor Theodhori Karaj është i vetëm, edhe Fakultetit i Drejtësisë ka një kandidat dhe ai është Altin Shegani.

Top Channel