I ftohti, regjistrohet viktima e parë në Tiranë

08/02/2012 00:00

Në kryeqytet është regjistruar viktima e parë për shkak të të ftohtit të këtij dimri.

Ai është një 35-vjeçar, qe u gjend pa jete ne lulishten perballe Ministrisë së Jashtme, në anë të lumit Lana.
Ishin kalimtaret ne mengjes qe pane personin qe nuk levizte prej oresh qe lajmeruan policine. Nje patrulle policie verifikoi ne vend trupin e pajete qe me pas u transportua nga nje autoambulance per ne morg.

Policia e pati te veshtire identifikimin, por shpejt rezultoi se viktima ishte nje endacak me origjine nga Korça me emrin Alferd Talka. Dyshohet se ne gjendje te dehur, ai ka zgjedhur te qendroje jashte ne te ftohte dhe aty ka humbur edhe jeten.

Ndërkohë në fillim të javës u shënuan edhe dy viktima të tjera, një në Shkodër dhe një në Korcë.

Temperaturat e ulta, që shënuan -10 gradë celcius duket se janë bërë shkak  i vdekjes nga infarkti  i 68-vjecarit Lazer Pal Nika, banues në Komunën e Pultit në Dukagjin, zonë kjo që prej disa ditësh është e izoluar nga dëbora dhe ngrica.

Ndërkohë në Korcë ka humbur jetën një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve. Mësohet se ai ka humbur jetën, teksa shkonte për t’i hedhur kripë aksit Korcë-Voskopojë.

Policia bën të ditur se viktima, Ahmet Metallari nuk ka mundur të dalë në rrugën nacionale për shkak të trashësisë së borës, e cila në këtë zonë ka rritur plot 1 metër.

Ndërkohë përkeqësimi i motit në Qarkun e Korcës sjell edhe mbylljen e 267 shkollave për këtë javë. 

Top Channel